Enis Bardhi po bën paraqitje shumë të mira në Spanjë me Levanten, teksa mesfushori shqiptar i Maqedonisë ka shënuar golin e dytë në kampionatin spanjoll.

22-vjeçari që vjet ishte pjesë e Ujpesht në Hungari i dha sot barazimin Levantes në ndeshjen shtëpiake me Valencian, pasi baraspeshoi shifrat me një goditje të bukur brenda zonës ne minutën e 41-të.

Kjo ishte ndeshja e tretë e bardhit si titullar në Spanjë, teksa ka shënuar dy gola dhe në të dyja ndeshja Levante ka dalë barazim. Të parin ia shënoi Deporivo la Korunjës me një “eurogol” pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, specialitet i mesfushorit.

Share: