Shkarkimi i trajnerëve pas rezultateve të dobëta është një manual që përdoret në gjithë botën. Në Superiore e pësoi një ditë më parë Mark Juliano, që u shkarkua nga Partizani.

Paraqitjet dhe rezultatet bënë të veten, ndërkohë që për të njëjtën arsye në Angli ka ardhur shkarkimi i kroatit Slaven Biliç. Lajmi është dhënë nga klubi i Uest Hem Junajtid, që falënderon trajnerin dhe shprehet se tashmë janë në kërkim të zëvendësuesit.

Emri që do ta pasojë me shumë mundësi është 54-vjeçari David Mojes, që së fundmi ka drejtuar Sanderlendin.

Skocezi është bërë i njohur tek Evertoni, ekip që e ka drejtuar për 11 vite. Ai ka drejtuar edhe Mançester Junajtid dhe Real Sociedadin. Tashmë pritet zyrtarizimi te Uest Hemi.

Share: