Barazimi i djeshëm ndaj Shënkollit padyshim që ishte I papritur te Kamza, duke bërë që tashmë ekipit kryesues në Grupin A të Kategorisë së Parë t’i lëkundet pozitat. U duk se ky rezultat i papritur solli edhe një furtunë te ekipi kamzali, ku mediat ditën e sotme shkruan për shkarkimin e trajnerit Devolli por edhe për pezullimin e disa lojtarëve kryesorë të skuadrës duke krijuar një kaos të vërtetë.  
 
Megjithatë, duket se asgjë nuk ka qenë e vërtetë teksa është vetë klubi i Kamzës ai që ka sqaruar përmes një deklarate në rrjetet sociale se trajneri Devolli është ende në detyrë. Në deklaratën e tyre në faqën zyrtare nëfacebook“, gjithashtu shkruhej se asnjë lojtar nuk është pezulluar, por përkundrazi vijon puna për të realizuar objektivin që mbetet ngjitja në Kategorinë Superiore. Ja deklarata e klubit të Kamzës: 
 
Reagim Marim shkas nga shkrimet e gazetave sportive te dites se sotme, dhe jemi shum te indinjuar nga kto shkrime dashakeqe per ekipin tone. Jemi te detyruar te ju informojme se asgje nga ato qe esht shkruar ne keto gazeta jan te paverteta dhe ekipi i FK Kamzes distancohet nga keto lajme. Gjithashtu ju informojm se nuk ka shkarkim te trajnerit e as pezullime lojtaresh dhe ekipi do te vazhdoje punen normalisht. Kjo deklarate jepet nga bordi drejtues pas mbledhjes se sotme bashke me lojtaret.”

Share: