Tekniku portugez i “Djajve të kuq” njihet për deklaratat e tij për mediat, shpeshherë dhe ironike, por mesa duket kësaj radhe është vetë ai që ka rënë “viktimë” e hileve të veta. Guardiola ka qenë më aktiv me deklarata përpara derbit, por nuk ka dhënë asnjë informacion për mediat angleze që Mançester Junajtidit t’i interesojë. Trajneri spanjoll thjesht flet për “dëmtimin” e David Silvës. Kjo gjë, sipas Murinjos, është një gënjeshtër shumë e madhe.

“Nuk e kuptoj se pse disa njerëz të pandershëm merren me gjëra të parëndësishme. Dalin në deklarata në shtyp vetëm për t’u “tallur” me ju mediat. Shpikin lajme dhe duken sikur janë të sinqertë dhe po bashkëpunojnë me mediat. Kjo gjë nuk më duket e ndershme dhe ndershmëria për një burrë është gjithçka. Kur më pyesni mua në lidhje me situatën e lojtarëve, dëmtimeve apo për formacionin zyrtar, unë tregohem i sinqertë. Nëse them se një lojtar është i dëmtuar, është e vërtetë. Nëse them se do të luajë, do të luajë. Nuk kam nevojë të them broçkulla. Këtë gjë që po bën Guardiola e bëri dhe Vengeri në rastin e sulmuesit Lakazet, por në fund u pa se kush doli triumfues”,- u shpreh Murinjo.

Përveç dy trajnerëve, tensioni ka arritur kulmin edhe tek lojtarët e dy ekipeve. Derbi i kësaj jave cilësohet si më i rëndësishmi, pasi luhet vendi i parë me vendin e dytë, gjë kjo e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pogba dhe De Brujne janë dy lojtarë të cilët nuk kanë kursyer deklaratat publike kundër njëri-tjetrit, ku në disa raste edhe kanë kaluar limitin e etikës. Francezi ka thënë me ironi se Siti ëshyë me fat që Pogba do të mungojë, ndërsa De Brujne ka kthyer përgjigje duke thënë se ekipi i tij mund të mposhtë cilindo ekip në botë. Një derbi mjaft i ndezur deri më tani…

Share: