Arian Sheta u largua verën e shkuar nga Laçi dhe iu bashkëngjit skuadrës së Korabit së bashku me një pjesë të bardhezinjve të tjerë që ndoqën në të njëjtën rrugë.

Qendërmbrojtësi u largua nga dibranët pa mbaruar sezoni pas problemeve që pati me drejtuesit e klubit dhe gjatë kësaj periudhe ka luajtur në Holandë.

36-vjeçari së fundmi ka postuar në “Facebook” një foto me Laçin, e bërë para tre vitesh gjatë fazës përgatitore në Austri.

Sheta luajti dy sezone me skuadrën e Laçit, duke fituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën. Ai zbriti në fushë në 57 takime në kampionat dhe realizoi tre gola.

Lart: Vujadinoviç, Sheta, Teqja, Buljan, Veliaj, Sefgini. Poshtë: Çela, Doku, Zefi, Nimani, Bilibashi
Lart: Vujadinoviç, Sheta, Teqja, Buljan, Veliaj, Sefgini. Poshtë: Çela, Doku, Zefi, Nimani, Bilibashi

 

Share: