Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit legjendës së peshëngritjes shqiptare Ymer Pampuri, i ndarë nga jetë një ditë më parë.

Por edhe në këtë ditë morti, nuk kanë munguar debatet dhe replikat. Ka qenë peshëngritësi rekordmen shqiptar Erkand Qerimaj dhe presidenti i FSHP, Elez Gjozaj që kanë debatuar mes tyre.

Ja debatimi tyre sipas asaj që shkruan Top-Channel, ku nuk kanë munguar akuzat:

Elez Gjoza: Unë kam paqe më sportistët. Unë debatoj me ta, por në fund jam gjithmonë në krahun e tyre. Edhe kur debatoj të nesërmen i kam harruar të gjitha ato që kam thënë.

Erkand Qerimaj: Sportistët që ngrenë flamurin nuk duhen sulmuar.

Elez Gjoza: Absolutisht jo.

Erkand Qerimaj: As abuzime me njerëz të pashkollë që ke vënë trajnerë të kombëtares; as të marrësh lekët e sportistëve dhe të bësh aktivitete nëpër botë dhe turizëm; as shumë e shumë shkelje që të gjithë këta sportistë kanë frikë të flasin.

Daniel Godelli: Unë ja them në sy. Nuk ka këtu për të folur me mediat. Ja kam thënë të gjitha.

Erkand Qerimaj: Ja këtë sportistin e kanë përjashtuar për një SMS.

Share: