Një sulmues ganez, Mohamed Anas, i cili luan në kampionatin e Afrikës së Jugut, nuk njihej nga askush në Europë deri më sot, por tashmë është bërë i famshëm për arsyen e gabuar.

Pasi shënoi dy gola ditët e fundit, në një ndeshje mes Free State All Stars dhe Ajax Cape Town, sulmuesi u shpall Lojtari i Ndeshjes.

Para kamerave për të marrë çmimin, Anas kishte një dedikim: “Jam i lumtur për golat, falënderoj bashkëshorten dhe të dashurën time”. Si? ” Më falni, doja të thosha bashkëshorten time”.

Me sa duket, sulmuesi shënon mirë edhe jashtë fushe…

Share: