Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka ndërruar skuadër. 23-vjeçari, i cili në verën e 2016-ës u ble nga Gençlerbirligi 500.000 euro, nuk ishte i kënaqur me hapësirat e dhëna dhe tashmë ka lënë Superligën turke, duke u transferuar në ligën e dytë.

Në ndeshjen ndaj Kamzës, sulmuesi ishte autor i 4 golave, por nuk u ndal me kaq. Muriqi arriti të shënoi edhe ditën e djeshme një tjetër gol në fitoren ndaj Sivasportit, megjithatë duket se kjo nuk i ka bindur drejtuesit t’i besojnë një vend titullari.

Kjo ka sjellë pakënaqësi te sulmuesi shqiptar, i cili kërkoi të largohej dhe menjëherë drejtuesit i plotësuan dëshirën. Tashmë Muriqi duket i kënaqur me klubin e ri Rizespor.

Share: