Kapiteni i Skëndërbeut Orges Shehi, në konferencën për shtyp zhvilluar ditën e sotme në stadiumin ‘Almaty Ortalyk’ në prag të ndeshjes, Kairat-Skënderbeu ka deklaruar se ekipi është gati për këtë përballje dhe se minusi i vetëm për ta është se rivali është në aktivitet.

Kemi marrë informacionin e duhur në lidhje me kundërshtarin dhe dimë se ka luajtur në të kaluarën edhe ndaj ekipeve të tjera shqiptare. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kundërshtari ka favor të madh aktivitetin dhe diferencën e orës që për ne është disi problem pasi katër orë nuk janë pak. Megjithatë grupi është i plotë dhe ka shumë besim për të marrë rezultat pozitiv. Kundërshtarin e kemi studiuar mirë dhe ja dimë pikat e forta. Skënderbeu ka histori në Europë dhe nuk duhet të ndalemi këtu.”, u shpreh kapiteni për mediat e pranishme.

Share: