Orges Shehi është heroi i Skënderbeut ndaj Laçit, pasi kapiteni i Skënderbeut ka arritur të ruajë avantazhin e skuadrës së tij në fund të takimit, kur kurbinasit fituan një penallti dhe Ansi Nika nuk shënoi për meritë të durrsakut të portës korçare.

Skënderbeu e nisi mirë ndeshjen dhe shënoi në minutën e 27-të, kur një top i Xhejms u devijua nga Ademir dhe skuadra e Dajës kaloi në avantazh.

0-1 pjesa e parë, ndërkohë që erdhi befasia e Laçit që barazoi shifrat me Lushkjen. Vendasit u hodhën në sulm dhe patën disa raste, deri sa shënuan me Jashanicën pas një goditjeje këndi.

Më pas pati një penallti për Laçin, me Nikën që nuk shënoi dot dhe Skënderbeu në fund iu gëzua tre pikëve.

Partizani gjithashtu ka fituar, duke marrë tre pikët e para në transfertë me Teutën, që shënoi e para me Dostin dhe humbi një penallti me Lenën. Në fund të pjesës së parë Trashi me kokë barazoi shifrat.

Loja vijon e fortë dhe në vetëm në minutën e 80-të do të vinte goli i radhës. Një prekje me dorë e Shehajt u konsiderua penallti dhe Sukaj u tregua i saktë. Në fund pati edhe një të kuq për Dediç, ndërkohë që Partizani iu gëzua tre pikëve.

Kategoria Superiore – Java 5

E enjte, më 12 prill, ora 17:00

Skënderbeu-Laçi 2-1
Shënues: Ademir 27’ (aut.), Jashanica 75’ / Lushkja 58’

Teuta – Partizani 1-2
Shënues: Dosti 18’ / Trashi 45’, Sukaj 80’ (pen)

Share: