Fitoret në kupë dhe kampionat kanë rikthyer qetësinë në Korçë pas humbjes në startin e 2018 ndaj Luftëtarit. Tashmë ajo ndeshje është harruar dhe synimi është fitorja ndaj Flamurtarit, kështu shprehet edhe gardiani i Skënderbeut, Orges Shehi.

‘’Këto dy ndeshje, sidomos përballja me Vllazninë e vulosi që Skënderbeu po kthehet aty ku duhet. Do të luajmë për tri pikët, sepse kemi përballë vendin e dytë. Luajmë në fushën tonë dhe do të kërkojmë fitoren për të vijuar të qetë rrugëtimin’’.

Po ashtu, kapiteni i korçarëve ka një lajm të keq për tifozët, sepse atyre nuk i intereson bukuria e kampionatit por fitorja e titullit kampion, madje sa më shpejt.

‘’Ne atë duam, le të prishet kampionati. Sigurisht e them në mënyrë figurative.’’

Share: