Teuta sot ka zyrtarizuar shitjen e një prej talenteve të saj në mbrojtje Dajan Shehin drejt Kroacisë. Mbrojtësi që të gjithë e njohën në fundjavë, prej autogolit të shkaktuar ndaj Luftëtarit, i cili ishte vendimtar në humbjen 2-3 të durrsakëve. Vetëm pak ditë më vonë, ai shënon përsëri, këtë herë një ‘’gol’’ karriere.

Shehi ka nënshkruar me gjigandin kroat të Hajdukut të Splitit dhe siç raportohet në media, ai do i kushtojë klubin kroat 20 mijë euro. Por edhe pse zyrtarisht një futbollist i kroatëve, Shehi do të vazhdojë në Durrës këtë sezon, si një huazim për të ndihmuar Teutën në luftën për mbijetesë.

Kështu sezonin e ardhshëm, një tjetër shqiptar do i shtohet Superligës kroate, ku ata kanë patur sukses të rëndësishëm në këto vitet e fundit dhe Eros Grezda është ylli më i madh.

28053480_10216302452539096_740083466_n

Share: