Mançester Junajtid do të udhëtojë drejt Spanjës për të luajtur ndeshjen e parë me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Përballë do të ketë ekipin e Seviljës, e cila ka shpallur dje çmimin e biletave për tifozët miq.

Një biletë për tifozët e “Djajve të kuq” do të kushtojë minimalisht 133 paundë, gjë kjo që ka acaruar jo pak këta të fundit. Tifozët e Junajtidit “pushtuan” rrjetet sociale, madje njëri prej tyre tha se Sevilja është “turpi i futbollit”. Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime në çmimin e biletave, por tifozët e Junajtidit janë me të vërtetë të acaruar me ekipin spanjoll.

Share: