Francë / Liga 1

 

Toulouse – Monaco

Toulouse shkoi në ndërprerjen e kampionatit me një humbje zhgënjyese në Caen, që erdhi pas 3 fitoresh rresht, ndaj sot kundër Monaco-së kërkon të reagojë. Trajneri Pascal Dupraz nuk ka humbur kurrë 2 ndeshje rresht që kur ka marrë Toulouse-n dhe nuk do ta ketë të lehtë të ruajë këtë ecuri pozitive, sepse Monaco ka një skuadër mjaft cilësore dhe është bërë skuadra me sulmin më të mirë në Francë, pas fitores 7-0 ndaj Metz-it në transfertë, në ndeshjen e fundit. Pushimi i ka bërë mirë Monaco-së, që po luan edhe në Champions League, ndaj sot pritet të jetë më e freskët dhe i ka shanset të marrë fitoren në Toulouse, pavarësisht se kjo skuadër shkëlqen në shtëpi, ku ka mundur edhe PSG-në në fund të shtatorit. Për sot Toulouse është pa sulmuesin suedez Toivonen (8/2), i pezulluar, ndërsa për miqtë janë në dyshim të lehtë disa lojtarë.

Parashikimi: FF2

 

Nice – Lyon

Nice fitoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Lorient-it, falë një goli të bukur nga Mario Balotelli në minutën e 86-të. Tani skuadra e drejtuar nga Lucien Favre shpreson të ketë rikuperuar energji, sepse në javët e fundit ka luajtur çdo 3 ditë. Sot Nice pret Lyon-in, rival direkt, por që ka mbetur që tani 7 pikë pas dhe sot është një ndeshje delikate. Jashtë fushe Lyon vuan shumë dhe nuk ka shënuar asnjëherë, kur ka munguar sulmuesi kryesor Lacazette, ndërkohë që Nice ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit shtëpiake. Sot Lacazette do të jetë në fushë, ose të paktën nga stoli, ndaj Lyon shpreson shumë të marrë të paktën një pikë.

Parashikimi: FF1

 

Itali / Seria B

 

Cesena – Spal

Cesena pret sot Spal-in, në ndeshjen hapëse të javës së nëntë në Serinë B italiane, në një sfidë ku vendasit kërkojnë me çdo kusht 3 pikët. Pa fitore prej 5 ndeshjesh, Cesena është nën presion të madh dhe tashmë kërkon të kthehet skuadra e frikshme e sezonit të shkuar në shtëpi, ndërsa Spal është shumë i qetë, sepse është në mesin e tabelës dhe vjen nga dy fitore rresht, duke mos vuajtur shumë në këtë sezon debutues.

Parashikimi: 1

 

Angli / Championship

 

Cardiff – Bristol City

Cardiff-i në krizë, me 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit, sapo ka ndërruar trajner dhe shpreson që veterani Neil Warnock ta nxjerrë nga kriza. Sot Cardiff pret Bristol City-n në formë, që vazhdon të befasojë, sepse ka fituar 3 ndeshjet e fundit dhe po shkëlqen, duke qenë në zonën play-off. Megjithatë, Bristol City nuk fiton prej vitit 2002 në Cardiff dhe vështirë se ia del sot. Për këtë takim Cardiff City mund të hedhë në fushë 4 afrimet e ditëve të fundit: Marouane Chamakh, Kieran Richardson, Sol Bamba e Junior Hoilett, ndërsa Bristol City është i plotë, sepse kthehet nga pezullimi sulmuesi Lee Tomlin (10/1).

Parashikimi: FF1

 

Nottingham – Birmingham

Nottingham Forest kërkon fitoren e parë prej muajit gusht, kur të presë sot Birmingham-in. Miqtë janë shumë më të qetë, sepse nuk njohin humbje prej 7 ndeshjesh. Në 9 përballje direkte në City Ground, prej vitit 2000, Forest ka fituar vetëm një herë ndaj Birmingham-it, ndaj sot miqtë i kanë të gjitha shanset të marrin të paktën një pikë, edhe pse në Championship renditja rrallë ka ndonjë vlerë.

Parashikimi: FF2

 

Rusi / Premier

 

CSKA M. – Ufa

CSKA Moska shpreson që ndërprerja e kampionatit ta ketë ndihmuar, sepse në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ka marrë vetëm një barazim. Sot CSKA pret Ufa-n, rival të cilin e ka mundur në 4 përballjet e fundit direkte, por miqtë nuk humbasin prej 5 ndeshjesh dhe po luajnë shumë mirë, ndaj sot luajnë pa presion mbi vete. Për sot CSKA është pa mesfushorin e rëndësishëm Roman Eremenko (9/3), i pezulluar, ndërsa Ufa është pa portierin e dëmtuar Shelia.

Parashikimi: 1

 

ME SHUME PARASHIKIME E KUOTA I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: