Klarens Sedorf është një ndër legjendat e Milanit, futbollist me cilësi të jashtëzakonshme, lider në fushë e jashtë saj. Si trajner nuk i ka ecur, por gjithsesi holandezi është i ri dhe ndërkohë merret edhe me biznese të tjera të suksesshme.

Ish-mesfushori i famshëm, i cili me Milanin ka fituar gjithçka, ka komentuar momentin e Milanit, në një prononcim për Gazzetta dello Sport.

“Vetëm pas një muaji do ta kuptojmë sa vlen realisht ky Milan, për momentin janë 6 skuadra që mund të kenë ambicie të rëndësishme. Një humbje ndaj Lacios është e pranueshme, nuk ndryshon sezoni nga një hap i gabuar dhe nuk hidhet poshtë gjithë puna e bërë. Jam i bindur që Milani do të reagojë, që nesër në Vjenë”.

Diskutohet shumë mbi modulin e Milanit dhe punën e Montelës: “Nuk besoj shumë te modulet, duhen krijuar kushtet e duhura për t’u marrë maksimumin lojtarëve. Montela është i zoti dhe i aftë të bëjë zgjedhjet e duhura, thjesht i duhet kohë, ashtu si Milanit”.

Tags: ,
Share: