Aleksis Sançez nuk duron më dhe del hapur me kërkesën e tij për t’u larguar nga Arsenali. Deri më tani ishin thjesht fjalë, por kilieni ka dalë hapur se nuk dëshiron më të qëndrojë në ekip.

Sulmuesi ka dhënë një prononcim për mediat angleze, teksa ka deklaruar se dëshiron vetëm largimin nga skuadra e tij aktuale për të vijuar karrierën diku tjetër.

Mësohet se Sançez dëshiron vetëm kalimin te Mançester Siti, aty ku Pep Guardiola e pret krahëhapur por dhe me një super pagë të majme për sulmuesin.

Share: