Sulmuesi i Mançester Junajtid, Aleksis Sançez, është paraqitur në gjykatë ditën e djeshme. Akuzat ndaj tij ishin për evazion fiskal. Mësohet se Sançez nuk ka deklaruar të ardhurat e tij gjatë kohës kur luante tek Barcelona.

Ylli kilian ka fshehur plot 1 milionë euro dhe këtë gjë e pranoi edhe vetë para gjykatës. Sançez është dënuar me 16 muaj burgim, por nuk do ta kryejë dënimin e dhënë, pasi 29-vjeçari ka pranuar t’i paguajë të gjitha këto para, plus kamat vonesat.

Sançez është lojtari më i paguar në Premier Ligë dhe përfiton një rrogë javorë prej 350 mijë paundësh.

Tags:
Share: