Aleksis Sançez u transferua ditën e martë tek “Djajtë e kuq” të Mançesterit, dhe që prej asaj dite, po qëndron në hotel. Kiliani nuk ka gjetur ende një shtëpi për të qëndruar, por një vilë gjigante i ka tëhequr vëmendjen yllit 29-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtëpinë e ish-sulmuesit të Mançesterit, Karlos Tevez. Vila në fjalë vlerësohet më shumë se 4 milionë paundë dhe është e rrethuar nga një natyrë e qetë, pikërisht ajo që Sançez po kërkonte, për shkak se kiliani ka dy qenushë në shtëpi.

Vila ndodhet në periferi të Mançesterit dhe Sançez pritet ta blejë. Kiliani paguhet 505 mijë paundë në javë dhe çmimi i kësaj shtëpie nuk pritet të jetë problem për ish-yllin e Arsenalit.

6 2 3 4 5

Tags:
Share: