Nësë ka një ekip që është protagonisti kryesor i kësaj merkatoja verore, ai është ekipi i Milanit, që me ardhjen e investitorëve kinez këtë vit po bën një ndryshim shumë të madh.

Pasi ka afruar deri tani plot nëntë lojtarë, ku spikat ai i Leonardo Bonuçit së fundmi, po përgatiten edhe të tjera lëvizje.

Emri i fundit që lidhet me transferimin te Milani është ai mesfushorit të Bajern Mynihut, Renato Sançez. Ky fakt është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i bavarezëvë, Karl-Hans Rumenige, i cili është shprehur:

E konfirmoj interisin e Milanit për portugezin Sançez, por akoma nuk ka ndonjë marrëveshje ekonomike”.

Share: