Gjithë klubet më të mëdha të Europës u vunë në ndjekje të Aleksis Sançez në merkaton e verës, ndërkohë që Arsenali nga ana tjetër nuk ia doli ta bindte kilianin të rinovonte kontratën.

Në qershor ai del lojtar i lirë dhe Arsenali tashmë po mendon që të përfitojë diçka nga shitja e tij, por sërish ka pretendime të larta.

Mançester Siti është ndër klubet që në verë ngulmoi më së shumti, por nuk ra pre e ankandit, ashtu sikurse edhe Bajerni i Mynihut që e konsideroi absurde të shpenzonte 100 milionë euro për Sançez.

Tashmë për sulmuesin mjaftojnë 35 milionë euro që Arsenali ta shesë raporton “The Sun”, ndërkohë që oferta e fundit e Sitit është 23 milionë euro.

 

Tags:
Share: