Tani nuk ka më asnjë dyshim. Horge Sampaoli do të jetë trajneri i ri i Argjentinës. Trajneri aktuali i Seviljes do të largohet në fund të sezonit për të marrë drejtimin e Kombëtares së ëndrrave, ashtu siç e quan ai.

Në fakt ,ky lajm qarkullonte qysh prej shkarkimit të Edgardo Bauzës, por tani e ka konfirmuar edhe vetë Sampaoli: “Gjithmonë e kam patur ëndërr të drejtoj Argjentinën dhe tani që më është dhënë mundësia, nuk mund ta hedh poshtë. Fatkeqësisht më duhet të ndërpres karrierën me Sevilla, ku e nisa shumë mirë. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër vesce të zgjidhen problemet e fundit mes Federatës Argjentinasë të Futbollit dhe drejtuesve të Sevillas, sigurisht pas ndeshjes me Osasunën.”

Ndërkohë, në fjalën e tij Sampaoli deklaroi se nuk do ta braktiste Seviljan për një klub tjetër, pavarësisht ofertave që mund të merrte: “Nuk do të shkoja kurrsesi te një skuadër tjetër, por kur bëhet fjalë për kombëtaren kthehet në cështje dashurie për vendin tim. Më ka pëlqyer projekti i Sevillas dhe do të kisha dashur të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm, por e përsëris kësaj oferte nuk mund t’i thosha jo.”

Share: