Kaba Sambou është përforcimi më i ri i Skënderbeut. Qëndërmbrojtës, 21-vjeçar dhe aktivizohet me kombëtaren e Gambias. Sambou ka luajtur dhe me Trepça ’89, ekip me të cilin ka fituar dhe një titullin kampion. Në një prononcim për “SuperSport”, mbrojtësi flet për përshtypjet e para si… korçar.

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Skënderbeut. Jemi një skuadër shumë e mirë. Falenderoj drejtuesit për besimin e treguar duke më afruar në ekip. Tani dua vetëm të punoj fort dhe ndihem gati për të luajtur. Pozicioni nuk ka rëndësi pasi e vendos trajneri nëse luaj në mbrojtje ose diku tjetër. Jam shumë i motivuar dhe dua të luaj dhe të ndihmoj shokët e ekipit.”

Te Skënderbeu luan dhe një tjetër lojtar nga Gambia. Flasim për Ali Soue. Mbrojtësi sapo e ka njohur nga afër patriotin e tij, për të cilin ka vetëm fjalë të mira. Sambou flet dhe për objektivat.

Ali Soue e njoh vetëm si futbollist të Gambias sepse me të nuk kam folur kurrë. Tani kemi filluar të flasim pak. Soue është një sulmues shumë i mirë. Objektivat e mi janë njësoj me te klubit. Unë dua të fitoj titullin kampion“, përfundon 21-vjeçari i Skënderbeut. 

sambou

 

Tags:
Share: