Viner Nojshtad nuk di të ndalet pasi ka arritur të fitojë edhe ditën e sotme ndaj FAC Vienë me rezultatin e pastër 3-0 dhe udhëheq kampionatin me 5 fitore dhe është i shkëputur 5 pikë nga vendi i dytë.

Në fitoren e sotme, serine e golave e ka hapur sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi i cili në minutën e 45-të ka shënuar një gol alla-Panenka nga penalltia.

Ky është goli i katërt për shkodranin i cili e ka nisur mjaft mirë aventuren e re në Austri. Golat e tjerë u shënuan nga Misenbek dhe Stefel në minutat 74 dhe 79.

Share: