Hamdi Salihi, golashënuesi shkodran i Skënderbeut, do të jetë gati për ndeshjen e nesërme me Kukësin, pasi e ka lënë pas dëmtimin që e ka shqetësuar në dy javët e fundit.

Pas terapisë, sulmuesi ka nisur përgatitjet me grupin dhe trajneri Daja po bën plane me të në formacion.

Kështu korçarët do të jenë më të plotë në këtë ndeshje dhe do kërkojnë fitoren, e cila do t’i afronte ata shumë me titullin. Sigurisht ata e vlerësojnë skuadrën e Kukësit, që deri më tani nuk njeh asnjë humbje në kampionat dhe ka një pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri” prej orës 17:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”.

Share: