Hamdi Salihi nuk njeh moshë. Sulmuesi 33-vjeçar e ka “ves” golin dhe sot ka shënuar sërish në Austri me skuadrën e tij të Viner Nojshtat, që rikthehet në krye të klasifikimit së bashku me Riedin me nga 38 pikë të grumbulluara pas 20 javësh kampionat.

Sulmuesi shkodran ka shkuar në kuotën e 15 golave në këtë moment të kampionatit, ndërkohë që vjet me Skënderbeun aq i shënoi në total në kampionat.

Salihi shënoi golin e avantazhit 3-2 sonte ndaj BË Linz, ndërkohë që skuadra e tij fitoi me rezultatin 6-3. Ish-sulmuesi i Skënderbeut është në krye të listës së golashënuesve së bashku me Çabin e Riedit.

Share: