Armando Sadiku nuk gjen rehati. Pas hapësirave jo të shumta te Legia e Varshavës u transferua te Levante, por ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij të re.

Ndaj Realit mungoi dhe kështu ndodhi edhe në derbin e djeshëm kundër Valencias, me Levanten që u mposht në këtë përballje në transfertë. Sadiku nuk u grumbullua sërish dhe kjo për shkak të një dëmtimi, sikurse edhe ka sqaruar sulmues.

“Kam një dëmtim në gju prej më shumë se një jave. Mjekët më thanë që të qëndroja pushim dy javë sepse mund ta përkeqësoja. Natyrisht do doja të isha për të dhënë kontributin tim, qoftë edhe nga stoli, por disa gjëra nuk varen nga dëshira ime. Pres momentin tim për të dhënë potencialin që zotëroj. Ka edhe shumë ndeshje përpara dhe me siguri që do të më jepet mundësia të tregoj vlerat”, ka deklaruar Sadiku në “Konica.al”.

Share: