Armando Sadiku ka debutuar me gol në ndeshjen e parë të zhvilluar në kampionatin polak ndaj Gorniku. Në fakt goli i sulmuesit të kombëtares ka qënë edhe goli i vetëm për Legian e Varshavës, pasi është mundur me rezultatin 3-1.

Sadiku hyri si zëvëndësues në fillimin e pjesës së dytë dhe golin e shënoi në minutën 80-të. Kjo gjë për elbasanasin është mjaft e rëndësishme sepse e nis me golin eksperiencën në ekipin e tij të ri, në të cilën u transferua para disa ditësh edhe pse kishte shumë kërkesa, ai zgjodhi pikërisht kampionatin polak.

Share: