Uejn Runej nuk luajti asnjë minutë nga 120 të tilla që luajti dje Mançester Junajtid në Europa League, kundër Anderlehtit, çka sipas Roi Kin ishte “gozhda e fundit në arkivolin” e kapitenit të “Red Devils”.

Runej e nisi sërish nga stoli dhe ndonëse doli në nxehje, nuk u aktivizua fare, as pas dëmtimit të rëndë të Zllatan Ibrahimoviçit.

Roi Kin, karriera e të cilit u mbyll në rrethana të ngjashme në vitin 2005, tashmë është i bindur se Runej do të largohet në verë.

Ky është fundi i Uejn Runejt në Mançester. Për shkak të dëmtimeve, ndoshta ai do të japë ende kontribut deri në fund të sezonit, por me siguri duhet të jetë tërbuar që nuk luajti fare ndaj Anderlehtit. Mendoj se është “gozhda e fundit në arkivol” për të. Të jesh shënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe të mos luash fare, është normale të jesh nervoz. Nëse nuk është zemëruar, do të thotë që e ka humbur syrin e tigrit. Ai patjetër duhet të jetë tërbuar”.

Roi Kin ka kritikuar edhe shpërdorimin pa fund të rasteve për shënim: “Pamë më të mirën dhe më të keqen e Junajtid kundër Anderlehtit. Ata krijojnë raste me shumicë, por është e pabesueshme sa keq ishin para porte. Mendoj se lkjo përmbledh sezonin e Junajtid, tregon pse ata janë të pestët në renditje. Për fat, në Europa League kanë pasur rivalë inferiorë, përndryshe do ishin eliminuar me kohë, me këtë sulm që kanë”.

 

 

Share: