Simon Rrumbullaku erdhi vjet në dhjetor te Kukësi, teksa ai ishte afrimi i parë i merkatos dimërore. Objektivat që kishte e bindën mbrojtësin e majtë të vinte në Shqipëri dhe është i kënaqur për zgjedhin që bëri.

“Kukësi është një skuadër me mentalitet fituesi dhe objektivat e klubit më ndihmuan që të vij këtu. Jam shumë i kënaqur, pasi në gjashtë muajt e parë fituam titullin, objektivi kryesor i klubit. Besoj se edhe unë ndihmova shumë, isha i pafat pasi u dëmtova. U riktheva, luajtëm në Europë, ishim pa fat, tani duhet të punojmë shumë për kampionatin, pasi objektivat janë të mëdha për sezonin tjetër”, është shprehur në “Supersport” Rrumbullaku.

Më pas ai ka falënderuar ish-trajnerin Ernest Gjoka, ndërsa tani përqendrohet te sezoni i ri futbollistik.

“Dua të falënderoj profesor Gjokën që më solli te Kukësi, punova shumë mirë me atë, marrëdhëniet ishin shumë të mira. Tani ka ardhur trajner tjetër, kështu është futbolli, profesori iku, duhet të shohim përpara, të përmirësohemi, të punojmë me trajnerin e ri dhe të bëjmë ato që thotë ai. Duhet të arrijmë objektivat e vendosura”, përfundon mbrojtësi gjirokastrit.

Share: