Tomori zhvilloi dje miqësoren e parë dhe u mund nga Bylisi në stadiumin “Adush Muçaj” me rezultatin minimal 1-0. Vendimtar ishte nigeriani Ntepe me golin e realizuar në minutën e 25-të, ndërkohë që në vijim beratasit do të zhvillojnë edhe të tjera miqësore.

Merkatoja është një tjetër çështje e rëndësishme, teksa tekniku Dule interesohej për një qendërmbrojtës dhe zgjidhja ka ardhur.

I njëjti skenar është përsëritur edhe me mbrojtësin Enea Bitri, që është larguar nga Lushnja dhe do të veshë fanellën e Tomorit shkruan “Panorama Sport”, ndërkohë që më parë nga Liria e Prizrenit u kthye portieri Kaloshi. Kështu në Berat i gëzohen rikthimit të Bitrit dhe klubi po punon për të afruar një portier të dytë dhe një mesfushor.

Share: