Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të mirë në Itali. Vështirësi dhe shumë punë, për të arritur deri këtu.

“E kam mësuar gjithçka vetë. Nuk kisha fare eksperiencë dhe askush nuk besonte te unë, përveç Lotitos. Ai pa më larg se të gjithë dhe është merita e tij”, tregon Tare për “Il Messaggero”.

Kjo Lacio që po fluturon dhe po meriton duartrokitjet e të gjithëve, nuk është vetëm falë asisteve të Luis Albertos dhe golave të Imobiles, por edhe e atij që i solli këta lojtarë.

“Vështirësitë më kanë bërë ky qe jam. Unë kam një veti. Sa më shumë më kritikojnë, aq më i fortë bëhem. Kam besuar gjithmonë te vetja dhe tani po marr frytet e punës time”, vazhdon biondi shqiptar.

tare-lotito-inzagi

“Mendoj që aktualja është skuadra më e mirë që kam ndërtuar në këto 10 vite. Kryesore është puna dhe ambienti i bashkuar. I respektojmë kritikat, por vetëm ato konstruktive. Goditja ime më e mirë është Milinkoviç-Saviç, ndërsa pengu im është Kavani”.

Në fund, një lajm i mirë për tifozerinë.

“De Vrij do qëndrojë. Jemi shumë afër rinovimit. Sa i përket kontratës time, as që më shkon ndërmend. Me Lotiton kemi besim reciprok, kështu që rinovimi im është thjesht formalitet”, mbyll 44-vjeçari, Igli Tare, arkitekti i kësaj Lacio që po kënaq dhe zbavit me futbollin e saj.

 

 

Tags:
Share: