Teuta do të udhëtojë sot drejt Pukës dhe trajneri Magani ua ka kursyer një udhëtim drejt qytetit verior pjesës më të madhe të titullarëve, të cilët janë lënë pushim për përballjen e Kupës me Tërbunin.

Gjithsesi kjo nuk ka vlejtur për të gjithë, pasi duhet marrë edhe një rezultat pozitiv për të shmangur çdo surprizë në lidhje me kualifikimin e mëtejshëm.

Kështu, me ekipin janë grumbulluar mbrojtësit Hrkaç dhe Beqja dhe mesfushorët Çyrbja e Dosti. Titullarë do të jenë ata lojtarë që kanë pasur pak hapësira gjatë miqësore dhe që ndaj Luftëtarit ishin në stol.

Share: