Kristiano Ronaldo njihet për altruizmin e tij jashtë fushave të blerta, por kësaj radhe ylli portugez ka habitur të gjithë.

Sulmuesi i Real Madridit është një nga lojtarët më te mirë i të gjitha kohërave dhe gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë plot 5 “Topa të Artë”. 32-vjeçari ka shitur ” Topin e Artë” që ka fituar në vitin 2013 për shifrën e 600 mijë eurove dhe të gjithë shumën e fituar e ka dhëne për bamirësi.

Portugezi vazhdon të befasojë të gjithë, madje edhe kritikët e tij, të cilët shpeshherë e akuzojnë si lojtari më egoist në botë.

Share: