Sot luhet derbi madrilen Leganes-Real Madrid dhe lajmi i fundit është se Kristiano Ronaldo nuk do të luajë, pasi trajneri Zinedin Zidan ka vendosur ta lërë pushim.

Një lajm i keq për Ronaldon, sepse vetëm Leganesit nuk i ka shënuar kurrë nga gjithë klubet e Primera, por një lajm i keq edhe për Leganesin, që nuk e kishte parashikuar mungesën e yllit portugez.

Duke përdorur si zakonisht humorin, Leganes kishte postuar në Twitter një poster për të reklamuar ndeshjen, duke vendosur Ronaldon dhe duke shkruar “Ay mi madre, y nos tiene que visitar Ronaldo”, që e përkthyer do të thotë: “Oh nëna ime, po vjen Ronaldo”…

Pasi mori vesh që Ronaldo nuk do të luante, Leganes postoi në faqen Twitter të Realit, duke shkruar: Real Madrid, po me këtë posterin, çfarë të bëjmë ne tani???

Share: