Pasi e eleminoi nga Liga e Kampionëve mes shumë polemikash, Reali i Madridit synon që t’i marri edhe një nga yjet e skuadrës Bajernit të Mynihut. Mediat e huaja sportive flasin për një kalim të mundshëm të Robert Levandovskit te skuadra madrilene, ku sipas tyre është Kristiano Ronaldo ai që e fton polakun.

Mendohet se ylli portugez ka biseduar me Levandovskin duke i bërë një ftesë që të bashkohet me të në skuadrën që drejtohet nga Zidan. E gjitha kjo gjë ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, kur Bajerni ishte duke dalë nga fusha e lojës.

Ndërkohë, në ambjentet e stadiumit me sulmuesin polak është takur gjithashtu edhe Florentino Perez i cili e ka përshëndetur Levandovksin duke i uruar suksese në vazhdimin e sezonit.

Një transferim i tij te Reali nuk përjashtohet, por pengesë mund të bëhet kontrata e re që lojtari ka firmosur me Bajernin ku është kthyer në një nga lojtarët më të paguar në Europë.

Share: