Kristiano Roanldo vijon të koleksionojë trofe për palmaresin e tij. Ylli i Realit të Madridit mbrëmjen e sotme është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Portugali

Në një mbrëmje gala, Federata e Futbollit e Portugalisë ka shpallur më të mirët e vitit 2016, ku padyshim çmimi kryesor “Gala Quinas de Ouro “ shkoi për Ronaldon.

Këtë trofe prestigjoz, ylli portugez e fitoi falë suksese në Europian me Kombëtaren dhe atij në Europë me Realin e Madridit.

Pas marrjes së këtij çmimi, Kristiano Ronaldo u shpreh: “Viti 2016 ishte vit i ëndrrave, si në aspektin kolektiv po ashtu edhe në atë individual.”

Share: