Roma nuk e ndal serinë e fitoreve në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme rimori sërish vendin e dytë në renditje. Ekipi verdhekuq mposhtën 3-1 Sasuolon në një ndeshje spektakolare.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 9’-të me anë të Defrel, por ekipi i Spaletit reagoi mjaft mirë. Fillimisht Paredes barazoi shifrat në minutën e 16’, ndërsa Salah në minutën e 3’-të shtesë të pjesës së parë përmbysi gjithçka.

Ndeshja nuk do të mbyllej këtu, teksa do të kishte kohë edhe për një gol tjetër. Në minutën e 68’ Xheko shënoi golin e tretë për të vulosur ndeshjen.

Pas kësaj fitoreje Roma rimerr sërish vendin e dytë me 65 pikë, duke zbritur Napolin në vendin e tretë.

Share: