Roma ështe kthyer në një super fuqi në Itali, teksa tashmë nuk ngurron të sfidojë në merkato edhe ekipin e Juventusit. Skuadra verdhkuqe tashmë është futur në garë me kampionët italianë për shërbimet e një lojtari vërtet cilësor.

Bëhet fjalë për Frenk Kesie që luan te Atalanta. Mesfushori po bën një super sezon me bergamaskët teksa ka rënë në sy për lojën e tij, ndaj dhe pritet që në merkaton e verës ofertat për shërbimet e tij të jenë të shumta.

Mendohet se Roma do të ofrojë plot  35 mln euro për Kesie, që cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar në Europë për momentin.

Share: