Roma ka bërë një humbje befausese në ndeshjen e parë kundër Lionit për raundin e 1 /16 në Ligën e Europës, teksa humbi me rezultatin  4-2 në transfertë 
 
Një super ndeshje ajo e zhvilluar në Francë, teksa kishte përmbysje edhe kundër përmbysje rezultati, teksa diferencën e bëri Aleksandre Lakazet. 
 
Sulmuesi francez ishte në një super formë mbrëmjen e sotme, duke qenë rreziku numër 1 në portën e verdhekuqve, duke shënuar edhe një supergol në fundin e ndeshjes. 
 
Megjithatë, kualifikimi për më tej do të vendoset në “Olimpiko” kur do të luhet edhe ndeshja e kthimit. 
 
Ndërkohë, derbi i Gjermanisë mes Shalkes dhe Mynshengladbahut u mbyll me shifrat 1-1, ndërsa në përballjen belge Genku shpartalloi Gentin me shifrat e thella në transfertë 2-5. 
 
Ja rezultatet e plota në Ligën e Europës.  

img_6061

Share: