Rikthimi i mrekullueshëm i një kampioni. Daniel Godelli shkruan sërish historinë e tij në sprotin e peshëngritjes. Peshëngritsi shqiptar i rikthyer në këtë sport pas një pezullimi 2-vjeçar ka fituar mbrëmjenne sotme medaljen e Artë në stilin e shkëputjes në kampionatin europian që po zhvillohet aktualisht në Split të Kroacisë.

Godelli ngriti në mënyrë të pabesueshme në provën e tretë peshën 161 kg, pasi në dy provat e para dështoi të ngrinte shtangën me 156 dhe 158. Megjithatë, Godelli u shfaq me i guximshëm se kurrë duke rritur shtangën me 3kg të tjera dhe falë një prove force arriti ta kalonte sukses provën e fundit për të fituar medaljen e artë në shkëputje.

Ndërkohë, pëshëngritësi Erkand Qerimaj u shpall nën kampion Europe në stilin e shtytjes. Stili i shtytjes qe më i suksesshëm për Erkand Qerimajn, i cili doli i dyti. 28-vjeçari gaboi në dy ngritjet e para me 188 dhe 190 kg, por triumfoi në të tretën me 193.

Share: