Mërgim Mavraj mungoi në premierën e Bundesligës, kjo për shkak të një dëmtimi që pësoi në stërvitje, por gjendja e tij u përmirësuar dhe qendërmbrojtësi është bashkuar me grupin.

Hamburgu e fitoi ndeshjen hapëse ndaj Augsburgut me rezultatin 1-0, ndërkohë që lajmi i keq ishte dëmtimi i Nikolai Muler, autorit të golit që këputi ligamentin e gjurit gjatë festimit të golit.

Tashmë Mavraj është gati dhe pritet të jetë titullar në një sfidë që për të është speciale, pasi përballë do të ketë Këlnin, ish-ekipin e tij, nga ku e bleu Hamburgu. Ndeshje luhet nesër prej orës 20:30

Share: