Laçi do të ketë dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen me Vllazninë, teksa për bardhezinjtë rikthehet nga pezullimi mbrojtësi i majtë Arbër Shala, ndërkohë që do të shlyhet me gjobë edhe pjesa e mbetur e dënimit për Vucajn.

Kapiteni i kurbinasve u ndëshkua me karton të kuq ndaj Luftëtarit dhe më pas u dënua nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje dhe njërën e shleu të enjten ndaj Partizanin dhe tjetrën mund ta shlyejë duke u paguar gjoba në FSHF, gjë që parashikohet edhe në rregullore.

Ndaj shkodranëve do të ketë një mungesë të sigurt, pasi Taulant Sefgjini u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Partizanin dhe këtë javë i duhet të pushojë, pasi ka plotësuar numrin e të verdhëve.

Share: