Korabi mori një pikë në transfertë me Vllazninë, ndërkohë që tani do kërkohet surpriza edhe me Teutën.

Në këtë sfidë dibranët do të kenë dy mungesa, pasi Ardit Peposhi është ende i dëmtuar, ndërsa kapiteni Mziu ka udhëtuar jashtë vendit për arsye personale, sigurisht me lejen e klubit.

Por ka edhe një lajm të mirë, pasi mbrojtësi Ervis Kaja është më mirë dhe pritet që në ndeshjen me Teutën të jetë i gatshëm për lojë.

Kavajasi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërkohë që rikthimi i tij e zhvendos Zefin në mesfushë, aty ku edhe është roli i tij natyral.

Share: