Partizani vijon të përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, ku do të përballet me Korabin. Nën drejtimin e Sulejman Starovës skuadra e kuqe ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore ku ka patur zhvillime tepër të rëndësishme.

Lorenc Trashi është rikthyer të stërvitet rregullisht me skuadrën duke marrë ngarkesë të plotë para ndeshjes me Korabin. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen kundër Flamurtarit, teksa la fushën e lojës me barrelë.

Tashmë Trashi është plotësisht i gatshëm për Partizanin në dy ndeshjet e mbetura të sezonit aktual, ku titulli është kthyer në një mision të pamundur për skuadrën e kuqe.

Share: