Tashmë futbolli shqiptar ka nisur i plotë pasi ka nisur edhe Kategoria e Dytë, si në grupin A edhe B.

Në grupin B është Elbasani ai që përfiton më tepër pas fitores 2-3 në Maliq. Jo vetëm kjo, pasi edhe ndeshjet e rivalëve e favorizojnë dhe një barazim në Patos mes Albpetrolit dhe Orikut i shkon përshtat verdhebluve.

Pas faljes së djeshme është rikthyer Këlcyra të luajë, por ka humbur në Sarandë përballë Butrintit. Fitore edhe për Devollin, që tani i bashkohet skuadrave që synojnë dy vendet e para. Ndërsa nga fundi zgjohet Skrapari që arrin fitoren e dytë të sezonit.

Në grupin A luhen vetëm katër ndeshje, ku dallojnë fitoret e kryesuesve Vora dhe Veleçiku. Ndërsa Gramshi dhe Klosi arrijnë fitore të rëndësishme në transfertë.

Më poshtë keni edhe rezultatet e sfidave të luajtura sot.

aaaa-1

bbb

Share: