Ervis Kaja është lakuar në disa klube gjatë kësaj vere, por më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Mbrojtësi që vjet ishte pjesë e Korabit për disa kohë iu bashkëngjit skuadrës së Lushnjes, por në fund palët prishën kontratën.

Në Superiore interesim pati edhe nga Kamza, por nuk u gjet një marrëveshje. Së fundmi pati një “flirt” me Tiranën, vetëm kaq.

Tashmë mbrojtësi qendror, që luan edhe si mesfushor qendre, i është bashkuar skuadrës së Besës, duke u rikthyer kështu në shtëpi.

Share: