Korabi ka zyrtarizuar edhe një tjetër lojtar ditën e sotme, teksa ka nënshkruar me mesfushorin beratas Emiljano Veliaj.

Beratasi rikthehet te Korabi, aty ku nisi sezonin e shkuar, për tu larguar më pas te Tomori.

Gjatë kësaj periudhe Veliaj ka qenë në bisedime me disa klube, teksa edhe kishte dalë në stërvitje me Egnatian.

Mesfushori ka një karrierë të pasur në Superiore, duke luajtur me Besën, Teutën, Laçin dhe Shkumbinin.

Share: