Rikthehet dhuna në futbollin turk. Tifozët vendas kanë hyrë në fushë duke goditur futbollistët miq, por jo vetëm. Ultrasit kanë hyrë dhe në dhomat e zhveshjes dhe katër lojtarë të ekipit Sultangazi kanë pësuar dëmtime të rënda.

Ndeshja midis Yeni Çanspor dhe Sultangazit u mbyll në barazim 2-2 dhe kjo gjë solli irritimin e tifozave vëndas, të cilët nuk u ndalën dhe dhunuan gjithë ekipin kundërshtar. Katër futbollistë e kanë pësuar me keq se shokët e tyre dhe ata janë dërguar në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Share: