Nuk e ka harruar ende, sepse ishte sezoni i tij. Frenk Riberi është ndër futbollistët më të mirë të dekadës së fundit.

Në 2013 me Bajernin, “shkatërronte” kë i dilte para, duke mbyllur një sezon magjik me tripletën e famshme. Kandidat potencial për fitimin e “topit të artë”, por është e vështirë, sepse janë gjithmonë ata të dy, Mesi dhe Ronaldo.

“E pabesueshme se si Ronaldo atë vit u shpall fitues. Unë fitova gjithçka me Bajern. Çfarë mund të bëja më shumë ? Më duket sikur ma vodhën atë “top të artë” dhe kjo është e padrejtë, madje përfundova i treti dhe poshtë Mesit”, shfryhet 34-vjeçari, në një intervistë, për mediat franceze.

Riberi e pranon qe ndikoi dhe mungesa e mbështetjes nga ana e vendit të tij, Francës.

“Vendi im nuk më përkrahu aspak. Francezët ma thonin në sy që fitues duhet të ishte Ronaldo.

Kishte ndonjë portugez që thoshte që topin e artë duhet ta fitonte Mesi ose Riberi ? Sigurisht që asnjë”.

 

Share: