Rexhinaldo Artur Faife është konsideruar si një nga lëvizjet më të mira të skuadrës së Laçit, që në verë arriti të bindte pas shumë përpjekjesh ish-sulmuesin  e Luftëtarit.

Një dëmtim i pësuar në miqësoren me Kastriotin bëri që për gjashtë javë sulmuesi të qëndronte jashtë fushave të blerta, ndërkohë që tani është gati të luajë.

“Jam kthyer! U deshën gjashtë (6) javë të rikuperohem. Jam i lumtur dhe i gatshme të kthehem për të konkurruar dhe për të ndihmuar ekipin tim. Pas humbjes së katër (4) ndeshjeve të para për shkak dëmtimi, nesër do të jetë ndeshja ime e parë zyrtare si një lojtar i Laçit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, shkruan sulmuesi në llogarinë e tij në “Fecebook”, ku ka postuar edhe një foto tijën.

Share: